Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se më 2 dhe 3 korrik do të zhvillohet ushtrimi i përbashkët “Golden Sabre 2026”, ku do të marrin pjesë personeli i misionit,EULEX-i, Policia e Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (EMA), si dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në përputhje me mandatin e saj fillestar për mbrojtje civile.
Sipas njoftimit të KFOR-it, ushtrimi do të mbahet në Kampin “Vrella” dhe do të përfshijë angazhimin e një numri të konsiderueshëm të personelit, automjeteve dhe pajisjeve në zonën e ushtrimit, në afërsinë e saj dhe përgjatë rrugëve kryesore përreth.
Qëllimi i ushtrimit është testimi i kapaciteteve, aftësive dhe procedurave të menaxhimit të krizave në një sërë skenarësh kompleksë të sigurisë.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, tha se ky ushtrim pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve të sigurisë.
“Ky ushtrim i përbashkët simbolizon përkushtimin tonë të vazhdueshëm dhe të fuqishëm për të nxitur bashkëpunimin dhe koordinimin e ndërsjellë, në të mirë të të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë”, u shpreh ai.
-
Policia dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët për forcimin e gatishmërisë operacionale
-
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Saber Junction 25”
-
KFOR-i stërvitet me armë zjarri në Prishtinë: Për ruajtjen e gatishmërisë
-
NATO: Po punojmë në optimizimin e KFOR-it duke u bazuar në përmirësimin e situatës së sigurisë
-
Nis integrimi gradual i Policisë në sigurinë e Manastirit të Deçanit dhe Urës së Ibrit