Ushtarë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të angazhuar në kuadër të misionit të KFOR-it, kanë marrë pjesë në një stërvitje intensive për kontrollin e gatishmërisë luftarake dhe menaxhimin e frikës nga zjarri.
Stërvitja është udhëhequr dhe mbështetur nga trajnerë hungarezë të Batalionit të Rezervës Taktike për Kosovën (KTRBN).
Sipas njoftimit të KFOR-it, kjo përgatitje ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të reagimit të shpejtë dhe efikas në situata të ndërlikuara në terren.
“Qëndrueshmëria fizike, ajo mendore dhe puna në grup janë thelbësore për të garantuar siguri dhe stabilitet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në rrjetet sociale.
Artikuj të ngjashëm
-
KFOR-i stërvitet me armë zjarri në Prishtinë: Për ruajtjen e gatishmërisë
-
KFOR-i zhvillon stërvitje me helikopterë në Prishtinë për rritjen e gatishmërisë operacionale
-
KFOR-i amerikan zhvillon trajnime kundër dronëve për rritjen e sigurisë në Kosovë
-
Policia dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrim të përbashkët për forcimin e gatishmërisë operacionale
-
Policia e KFOR-i kryejnë ushtrime në veri