Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bllaca e fiton epitetin e më të mirit të javës

Arjol Bllaca

Mesfushori Arjol Bllaca është fitues i çmimit “Ylli i Javës”. 

Futbollisti i Gjilanit e fitoi epitetin e lojtarit më të mirë të xhiros së 13-të, pasi ishte vendimtar në fitoren e Gjilanit ndaj Malishevës.

Gjilani e mposhti 3:2 Malishevën, kurse Bllaca shënoi dy gola dhe bëri një asistim për skuadrën gjilanase.

FFK-ja të hënën e shpalli më të mirin, përkatësisht fituesin e çmimit “Ylli i Javës”.