Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Milani “shokohet” nga Bologna

Bologna

Milani është shokuar në “San Siro” në xhiron e nëntë të Serie A të Italisë nga Bologna të mërkurën mbrëma. 

Ishte në disavantazh, e më pas shënoi dy herë me talentin 20-vjeçar, Alphadjo Cisse, por nuk e ruajti epërsinë. Dhe në fund u mposht 4:2. 

Samuel Mbangula realizoi “hat-trick” për Bolognën, ndërsa tjetri ishte autogol i Davide Bertesaghit. 

Ardon Jashari e kompletoi ndeshjen te “rossonerët” që mbesin me 18 pikë në vendin e pestë. Bologna i ka 11 pikë.