Dy autogola shënuan futbollistët e Venezias të mërkurën mbrëma në xhiron e nëntë të Serie A të Italisë.
Matias Moreno dhe Akor Adams realizuan brenda tre minutash, përkatësisht në minutën e 79-të dhe të 82-të, për fitoren e kampionit në fuqi të Italisë.
Venezias në pjesën e parë iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.
Sulmuesit të Kosovës, Albion Rrahmanit, nuk iu dha rasti te vendësit.
Interi kthehet në pozitën e parë me 25 pikë, sa ka edhe Lazio por me goldallim më të dobët.
Venezia e fundit i ka vetëm tri pikë.
Në ndeshjen tjetër, Parma barazoi pa gola me Udinesen. Mërgim Vojvoda luajti tek Udinese prej minutës së 63-të.