KFOR-i ka njoftuar se në javët e fundit, me kërkesë të institucioneve të Kosovës, ka ndihmuar në shuarjen e zjarreve në disa zona.
KFOR ka njoftuar se në komunën e Gjakovës, më 18 gusht, kishte kryer 12 shkarkime uji në një periudhë pesëorëshe për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve. Ndërsa në komunën e Kamenicës, më 11 gusht, reagoi 11 herë gjatë gjashtë orëve. Në Mitrovicë, më 26 korrik, ka njoftuar se ka kryer 18 operacione ajrore për shuarje zjarri në një periudhë katërorëshe, ndërsa në Drenas më 25 korrik pati 39 ndërhyrje për 20 orë.
“KFOR-i mbetet i gatshëm, brenda mjeteve dhe aftësive të tij, për të mbështetur në parandalimin dhe menaxhimin e situatave emergjente në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.

