Rama e vendos sërish tavolinën e dialogut para Kryeministrisë
6 min. më parë /
27 tet 2026 09:04
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka ftuar sërish studentët për dialog, përmes vendosjes së ftesave për bisedë para kryeministrisë.
Sot Shqipëria hyn në ditën e 14-të të protestave që deri tash janë shoqëruar me përplasje të ashpra mes policisë dhe protestuesve.
Studentët, po insistojnë në dorëheqjen e kryeministrit duke e parë këtë veprim si zgjidhje të situatës.
Nga ana tjetër, Rama shprehet i gatshëm për dialog, por ka theksuar se nuk mund të japë dorëheqjen, pasi, sipas tij, ka një kontratë me qytetarët.