Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vetura godet një grup njerëzish afër Hanoverit të Gjermanisë

Gjermani

Foto: Associated Press

Disa persona kanë mbetur të lënduar pasi një veturë ka përplasur një grup njerëzish në një qytet verior gjerman pranë Hanoverit pak para mesnatës të hënën, ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë të martën.

Një BMW ka goditur qëllimisht me një grup njerëzish në Neustadt am Ruebenberge, duke lënë katër deri në pesë prej tyre me lëndime që variojnë nga të lehta deri në të rënda, ka thënë zëdhënësi.

Një patrullë policie që ishte aty pranë duke kryer një kontroll rutinë të trafikut ka ndërhyrë dhe ka parandaluar dëme të mëtejshme. Oficerët qëlluan drejt automjetit gjatë incidentit, ka thënë zëdhënësi.

Informacionet fillestare sugjerojnë se personat e përfshirë njiheshin me njëri-tjetrin. 

Ndërkaq, personat që ndodheshin në BMW kanë ikur dhe vazhdojnë të mbeten në arrati.