Një shofer është përplasur me veturë në turmë të njerëzve në qendër të qytetit gjerman Leipzig të hënën, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe duke lënduar seriozisht tre të tjerë, transmeton agjencia gjermane e lajmeve “DPA”.
Drejtori i shërbimit të zjarrfikësve të Leipzigut, Axel Schuh, tha se dy persona janë lënduar seriozisht dhe janë dërguar në spital. Ai ka thënë se 20 persona tjerë “janë prekur”, por nuk ka dhënë më tepër detaje.
Shumë gjëra lidhur me incidentin mbeten të paqarta. Kryebashkiaku Burkhard Jung tha se autoritetet nuk i dinë motivet prapa sulmit.
Sulmi ndodhi rreth orës 17:00 në rrugën “Grimmaische”. Sulmuesi, gjerman 33-vjeçar, u arrestua.
-
Dy të vdekur pasi një veturë goditi turmën në Leipzig
-
Të paktën dy të vdekur pasi një veturë përplasi njerëzit në një stacion treni në Francë
-
Një i vdekur pasi një veturë futet mes turmës në “Berlin Pride”, vritet i dyshuari
-
Sulmi në Leipzig mund të lidhet me arrestimet në Serbi
-
Dy të vdekur në një aksident në Podujevë