Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Auto erfasst Menschengruppe bei Hannover, Deutschland

Gjermani

Foto: Associated Press

Disa persona kanë mbetur të lënduar pasi një veturë ka përplasur një grup njerëzish në një qytet verior gjerman pranë Hanoverit pak para mesnatës të hënën, ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë të martën.

Një BMW është përplasure qëllimisht me një grup njerëzish në Neustadt am Ruebenberge, duke lënë katër deri në pesë prej tyre me lëndime që variojnë nga të lehta deri në të rënda, ka thënë zëdhënësi.

Një patrullë policie që ishte aty pranë duke kryer një kontroll rutinë të trafikut ka ndërhyrë dhe ka parandaluar dëme të mëtejshme. Oficerët qëlluan drejt automjetit gjatë incidentit, ka thënë zëdhënësi.

Informacionet fillestare sugjerojnë se personat e përfshirë njiheshin me njëri-tjetrin. 

Ndërkaq, personat që ndodheshin në BMË kanë ikur dhe vazhdojnë të mbeten në arrati.