Tri vatra zjarri janë ende aktive në Kosovë, ka njoftuar Agjencia e Menaxhimit Emergjent. Gjatë të mërkurës janë regjistruar 25 vatra zjarri, ndërsa 22 prej tyre janë lokalizuar e tri janë ende aktive.
“Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të denoncojnë tek organet ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192. Në të njëjtën kohë, Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe angazhimin e pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilët po veprojnë pandërprerë në terren për menaxhimin e situatës”, ka njoftuar AME.