Arbëri

36 vatra zjarri të dielën në Kosovë, katër ende aktive

Zjarri

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se të dielën janë regjistruar në Kosovë 36 vatra zjarri. 

Prej tyre, 32 janë lokalizuar, ndërsa katër vazhdojnë të jenë aktive. 

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative 112, gjatë ditës së sotme në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 36 vatra zjarri. Nga to, 4 vatra vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 32 vatra janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Agjencia apelon tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme dhe të raportojnë rastet emergjente në numrat 112, 193 dhe 192. Agjencia falënderon të gjithë Zjarrfikësit dhe Qendrat Operative 112 për përkushtimin e treguar në vijimësi”, ka njoftuar AME-ja.