Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tetë vatra zjarri aktive në Kosovë

Zjarre

Agjencia për Menaxhim Emergjent, ka njoftuar se tetë vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në territorin e Kosovës, bazuar nga të dhënat e pranuara. 

Sipas AME-së të dielën janë raportuar gjithsej 87 vatra zjarri ndërsa prej tyre 79 janë lokalizuar. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“AME/MPB njofton se, sipas të dhënave të pranuara sot, janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 8 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 79 janë lokalizuar. Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Agjencia u bën apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192. Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin e pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit për angazhimin e tyre ne teren”, ka njoftuar AME.