Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se janë 15 zona aktive të zjarrit në nivel vendi, të shtunën në mbrëmje, teksa ka bërë të ditur se ka kërkuar nga KFOR-i ndërhyrje ajrore për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.
Sipas një njoftimi në mbrëmje, të shtunën kanë qenë 40 vatra zjarri, prej të cilave 25 janë lokalizuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Situata më e rënduar është regjistruar në fshatin Dumnicë të Komunës së Podujevës, ku është kërkuar asistencë nga njësi të tjera. Në këtë operacion janë angazhuar njësitë e Prishtinës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës, ndërkohë që është bërë edhe kërkesë për ndërhyrje ajrore nga KFOR-i për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit”, thuhet në njoftim.
Agjencia ka përsëritur apelin që qytetarët të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër që shohin.