Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se Forca Operative Rezervë Turke ka mbërritur në Kosovë për të filluar një dislokim të përkohshëm.
Njësia turke ka marrë përgjegjësitë nga Batalioni Multinacional i Forcës Operative Rezervë në kuadër të planit të rotacionit të mbikëqyrur nga Komanda e Forcës së Bashkuar të NATO-s në Napoli, Itali, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç bëhet e ditur, gjatë muajve në vijim ky batalion do të realizojë aktivitete përkrah njësive të tjera të KFOR-it, i gatshëm për të reaguar ndaj çdo zhvillimi në situatën e sigurisë.
“Këto forcime përmirësojnë fleksibilitetin operacional të KFOR-it dhe gatishmërinë për t’u përgjigjur ndaj zhvillimeve të sigurisë që ndryshojnë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.