Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Oezkan Ulutash, gjatë vizitës së tij të enjten në Beograd ka njoftuar për optimizin e pranisë së KFOR-it në Kosovë,
Ulutash është takuar në Beograd me shefin e shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq.
Gjatë takimit ai ka njoftuar Mojsiloviqin se pas përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë, NATO do ta optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë, duke përshtatur gradualisht numrin e trupave gjatë vitit të ardhshëm.
“Si rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë në Kosovë, NATO do ta optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë dhe do ta përshtatë gradualisht numrin aktual të trupave, gjatë vitit të ardhshëm. Ky optimizim do të zhvillohet gradualisht dhe në përputhje me kushtet në terren, dhe mund të përmbyset nëse situata e sigurisë e kërkon një gjë të tillë. Në vitin 2023, ne treguam se sa të aftë jemi për ta përforcuar misionin, kur është e nevojshme. Në atë kohë, ne e përforcuam KFOR-in me mbi 1.000 trupa për t’u përballur me një mjedis më sfidues”, ka thënë Ulutash.
Ulutash ka thënë se KFOR-i do të vazhdojë të luajë rolin e tij në mbështetje të dialogut Kosovë – Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në qershor njoftoi se NATO-ja po planifikon të reduktojë numrin e ushtarëve të saj në Kosovë si pasojë e përmirësimit të situatës së sigurisë.
E këtë e kishte paralajmëruar edhe komandanti i forcave të NATO-s për Evropën, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich.
Edhe
Ulutash në Beograd: Komunikimet e rregullta me ushtrinë serbe, thelbësore për parandalimin e tensioneve
Rutte para gazetarëve në Bruksel në prag të takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, kumtoi lajmin për zvogëlimi ne trupave.
“Kur shikojmë situatën e sigurisë në Kosovë, ajo që shohim është se në përgjithësi vitin e kaluar ajo vazhdoi të përmirësohet. Prandaj është lajm i mirë për Kosovën. Dhe kjo është arsyeja pse NATO në janar ndërpreu dislokimin e forcave rezervë në Kosovë. Dhe kjo u bë pas dy vjetësh rotacioni të vazhdueshëm”, ka thënë Mark Rutte.
Sipas të dhënave të fundit, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë ka 4657 persona nga 31 shtete, jo të gjitha anëtare të NATO-s. Më së shumti ushtarë ka nga Italia 907, pasuar me 590 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 408 nga Hungaria, 382 nga Turqia dhe 308 nga Gjermania.
-
Ulutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët
-
NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë, pas konstatimit për përmirësim të situatës së sigurisë
-
Komandanti i KFOR-it vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e NATO-s
-
Ulutash: Që nga tetori 2025, situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë