Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TE LINDA

Princes krofne në formë ndryshe

Përmbajtja:

• Brumi:

• 100gr gjalpë

• 230ml ujë

• 130gr miell

Edhe Mëngjesi që dietologët e rekomandojnë për energji dhe tretje më të mirë Lifestyle 2 j. më parë Mëngjesi që dietologët e rekomandojnë për energji dhe tretje më të mirë

• 3 vezë

• Pak kripë

• Pak sheqer Kremi:

• 1l qumësht

• 100gr sheqer

• 100gr nisheste

• 2 pako sheqer

• vanilje

• 3 vezë

• 200 gr gjalpë

Kremi 2

• 200gr vishnje

• 100ml ujë

• 15 gr nisheste

• 50gr sheqer

1. Tenxheren e vendosim me ujë dhe gjalpë mbi zjarr.

2. Pak para vlimit ia shtojmë miellin duke e përzierë mirë.

3. Masën e fituar e lëmë anash të ftohet.

Edhe Dy ushqimet më të mira për shëndetin e veshkave Lifestyle 2 j. më parë Dy ushqimet më të mira për shëndetin e veshkave

4. Pasi të jetë ftohur i shtojmë vezët një nga një.

5. Masën e fituar e vendosim në një thes kuzhine.

6. Marrim tepsinë jo ngjitëse, me dimensione 15x23cm.

7. Me anën e thesit të kuzhinës ia japim formën (shiko foto).

8. Piqet në 200°C, pa e hapur derën, derisa të marrë ngjyrë të bukur.

9. Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe me brumin e mbetur.

Kremi:

10. E vendosim qumështin me sheqer mbi zjarr.

11. Pak para vlimit ia shtojmë vezët e tundura me nisheste.

12. E përziejmë vazhdimisht për 3-4 minuta, derisa kremi të jetë gati.

13. Largojmë kremin nga tenxherja në një enë tjetër, shtojmë gjalpin të ndarë në kube pastaj i tundim

mirë me mikser.

14. Kremin e fituar e mbulojmë me folie plasmani dhe e lëmë anash derisa të ftohet tërësisht.

Kremi 2:

15. I vendosim vishnjat me sheqer dhe 50ml ujë mbi zjarr.

16. Posa fillojnë të vlojnë ia largojmë shkumën e liruar.

17. I lëmë të ziejnë 3-4 minuta, pastaj shtojmë nishestenë e tretur në ujin e mbetur.

18. I ziejmë për 2-3 minuta të tjera derisa të fitohet kremi.

Edhe Tri ushqime që konsiderohen “të pashëndetshme”, por që ndihmojnë shëndetin e zemrës Lifestyle 2 j. më parë Tri ushqime që konsiderohen “të pashëndetshme”, por që ndihmojnë shëndetin e zemrës

19. Kremin e mbulojmë me folie plastmasi, e lëmë anash derisa të ftohet.

Përfundimi: Mbi tepsi të mbuluar me letër kuzhine vendosim brumin e parë të pjekur. Në katroret e hapura shtojmë nga pak krem vishnje, pastaj e mbulojmë tërë sipërfaqen me krem vanilje. Përmbi e vendosim brumin e dytë dhe veprojmë në të njëjtën mënyrë. Ëmbëlsira duhet të qëndrojë dy orë në frigorifer pastaj të servohet.