Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Krasniqi: Shpresoj ta harrojmë sa më shpejt këtë humbje

Ilir Krasniqi

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Ilir Krasniqi, ka thënë se shpreson që sa më shpejt lojtarët e Kosovës ta harrojnë humbjen ndaj Irlandës. Kosova pësoi 3:0 në Dublin të martën mbrëma ndaj Irlandës dhe përfundoi e treta në Grupin 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve. 

“E kemi ditur se na pret ndeshje e vështirë. Kemi nisur mirë, por kartoni ka ndryshuar çdo gjë. Më pas kemi pasur shumë vështirësi me një lojtar më pak. Kemi besuar se do të marrim fitore. Pa kartonin e kuq do të jepnim shumë më tepër. Por kështu ishte e shkruar. Shpresoj se do ta harrojmë këtë sa më shpejt. Ka pasur ndeshje ku kemi mundur të bëjmë më shumë. Por kemi mundur të humbim edhe ndeshje të tjera. Por ky është futbolli. Kemi nevojë për përmirësime dhe të përkrahim njëri-tjetrin në ditë si kjo. Shpresoj të na bëjë më të fortë për të ardhmen”, tha Krasniqi. 
 

Lexo përditësimet tjera
Irlanda - Kosova

Kosova mposhtet thellë në Irlandë, mbetet në Ligën B dhe vendoset në vazon e tretë

Një moment pakujdesie i Kreshnik Hajrizit i ka kushtuar shtrenjtë përfaqësueses së Kosovës në futboll. Mbrojtësi...