Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

LIVE: Irlanda – Kosova, publikohet formacioni

Kosova

Formacioni zyrtar i Kosovës ndaj Izraelit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll luan sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Aviva” të Dublinit përballë Irlandës, në ndeshjen vendimtare për vend të dytë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka qenë i detyruar të bëjë disa ndryshime në formacionin bazë për shkak të mungesave.

Në portë është kthyer Arijanet Muriq, ndërsa në mesfushë risi janë Lindon Emërllahu dhe Elvis Rexhbeçaj. Po ashtu nga fillimi bashkë me Vedat Muriqin do të paraqitet Fisnik Asllani.

Kosova aktualisht mban pozitën e dytë në grup me gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda e vendit të tretë. Kosovës i mjafton edhe një barazim në Dublin për ta siguruar vendin e dytë, pjesëmarrjen në plejofin për ngjitje në Ligën A dhe vazon e dytë për kualifikimet e Evropianit 2028.

May be an image of football, soccer and text