Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Austria ngjitet në Ligën A, Kosova e Irlanda luftojnë për vendin e dytë

Austria

Përfaqësuesja e Austrisë e ka siguruar kalimin në Ligën A të Ligës së Kombeve. 

Austria të dielën mbrëma e mposhti Irlandën në shtëpi me rezultatin 1:0. 

Sasa Kalajdziq e realizoi golin e fitores për Austrinë në minutën e 78-të. 

Austria me fitore e ka siguruar pozitën e parë në Grupin B3 me 11 pikë. 

Kosova dhe Irlanda do të luftojnë për pozitën e dytë. 

Aktualisht, Kosova ka gjashtë pikë në vendin e dytë, kurse Irlanda ka një pikë më pak në pozitën e tretë. 

Edhe Hallgrimsson flet për Kosovën Futboll Hallgrimsson flet për Kosovën

Izraeli është i fundit me tri pikë. 

Kosova të martën nga ora 20:45 luan ndaj Irlandës në Dublin. Me barazim, "Dardanët" e sigurojnë pozitën e dytë. 

Pozita e dytë siguron plejofin për ngjitje në Ligën A dhe vazo më të mirë për kualifikimet e “Euro 2028”.