Mbi 51 mijë shikues do të jenë të pranishëm në tribunat e “Aviva Stadium” të Dublinit për ndeshjen Irlandë – Kosovë, që luhet sonte nga ora 20:45.
Kapaciteti i stadiumit është 51 mijë e 711 ulëse, ndërsa biletat për ndeshjen e rëndësishme për vend të dytë në Grupin B3 janë shitur të gjitha.
Do të ketë edhe përkrahës të Kosovës, por do të dominojnë irlandezët.
Kosovës i mjafton barazimi për ta siguruar vendin e dytë, ndërsa Irlandës i duhet fitorja.
Kosova është e dyta me gjashtë pikë. Irlanda zë vendin e tretë me pesë pikë.