Policia e Kosovës ka bërë të ditur për KOHËN se është iniciuar rast pas videove të publikuara në rrjete sociale ku shihet një person duke shtënë me armë zjarri në një ndejë në të cilën ishin të pranishëm edhe zyrtarë të Komunës së Skenderajt.
Në videon e publikuar në një faqe lokale, shihet nënkryetari i Komunës, Fadil Nura dhe udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Amir Lushtaku.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë, është arritur të identifikohet lokacioni dhe personi i dyshuar, ndërsa pas bastisjes së shtëpisë së tij është konfiskuar një armë zjarri.
“Gjatë veprimeve policore është arritur të identifikohet lokacioni dhe personi i dyshuar, ndërsa me autorizim të prokurorit është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Gjatë bastisjes, në cilësinë e provës materiale, është konfiskuar një armë zjarri – pistoletë. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast penal për veprat penale ‘Përdorimi i armës’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
I dyshuari pas intervistimit është liruar derisa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
-
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se e plagosi aksidentalisht një tjetër
-
I sekuestrohen pesë armë një personi në Skenderaj
-
Policia gjen armë gjuetie dhe fishekë në shtëpinë e të dyshuarit për plagosjen në Skenderaj
-
Plagoset një person në Skenderaj, i dyshuari në arrati
-
Gjendet një 65-vjeçar pa shenja jete në Skenderaj