Një person është arrestuar në Skenderaj nën dyshimin se aksidentalisht e ka plagosur me armë zjarri një person tjetër.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa i dyshuari më pastaj është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.
Rasti është cilësuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i pa autorizuar i armës dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
-
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet për sulm seksual
-
Policia gjen armë gjuetie dhe fishekë në shtëpinë e të dyshuarit për plagosjen në Skenderaj
-
Plagoset një person në Skenderaj, i dyshuari në arrati
-
Arrestohet një person, e bëri për spital një tjetër
-
Një i plagosur në Pejë, i dyshuari shoqërohet në polici