Sulmuesi Mirlind Daku tha se kishte refuzuar një ofertë nga një klub i Serie A për t’iu bashkuar Spartak Moskës.
“Po, kur e pash ofertën e Spartakut, doja të shkoja vetëm në atë klub”, ka thënë Daku për “Sovetsky Sport”.
I pyetur se nga cili kampionat pranoi ofertë, Daku u përgjigj shkurt.
“Italia, Serie A”.
Ai insiston se bëhej fjalë për një klub të mirë.
Daku u transferua te Spartaku nga Rubin Kazani për 11 milionë euro.