Një person është arrestuar dhe është sekuestruar një armë zjarri, pas një përleshje që ndodhi në një lokal në fshatin Polac të Skenderajt në mëngjesin e të dielës.
Një person ishte lënduar në vendin e ngjarjes dhe i njëjti u dërgua për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i lënduari është intervistuar, pasi ishte edhe i dyshuari në këtë rast.
“Një armë e llojit pistoletë dhe një karikator me gjashtë (6) fishekë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes, të cilat i përkisnin personit të dyshuar. Gjithashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy (2) gëzhoja dhe një(1) predhë. Njësitë kompetente kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes, kanë intervistuar dëshmitarët dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me rastin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
I.L. (48) është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.