Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit për plagosje me armë zjarri të hënën mbrëma në Skenderaj.
Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie dhe 15 fishekë.
I dyshuari vazhdon të jetë në arrati për rastin e cilësuar si “vrasje në tentativë”.
“Skenderaj 09.03.2026, 21:03. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njësitë policore kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie dhe 15 fishekë, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Plagoset një person në Skenderaj, i dyshuari në arrati
-
Plagoset një burrë në Viti, i dyshuari në arrati
-
Përleshje mes disa personave në Skenderaj, arrestohet një i dyshuar e sekuestrohet një armë
-
Theret një person, arrestohet i dyshuari
-
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se e plagosi aksidentalisht një tjetër