Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I dyshuari për vrasjen në Gjilan ende në arrati, në vend të ngjarjes u sekuestruan 3 armë

Aksident-Vrasje-Policia

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit, që ndodhi të dielën në mbrëmje, ende gjendet në arrati. 

Ndërkohë që Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tri armë. 

“Në vendin e ngjarjes  janë sekuestruar një pushkë gjuetie, një pushkë zjarri M48, një pistoletë (pa kafkë), 68 fishekë dhe 4 gëzhoja. I dyshuari gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Gjendet vetura e të dyshuarit për vrasjen në Gjilan

1 muaj më parë / 12 tet 2026 13:54
polic - policia - plagosje - arrest - vrasje

Foto: Ilustrim

Photo: Driton Paçarada

Është gjetur vetura e personit i cili dyshohet se vrau 29-vjeçarin në Pogragjë të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani në emisionin "tre8tre" në KTV.

Rasti i vrasjes ka ndodhur të dielën ndërkaq i dyshuari gjendet ende në arrati.