Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Pogragjë të Gjilanit. Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Osmani ka njoftuar se janë marrë informatat për të shtëna me armë rreth orës 19:30. Një person i lindur në vitin 1997 ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
“Sipas informatave fillestare dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore i lindur në vitin 1997. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. Lidhur me rastin, një person i dyshuar mashkull kosovar, i njohur për Policinë është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka njoftuar Osmani.
-
Gjykata zbulon detajet e vrasjes së dyfishtë: I dyshuari qëlloi gruan në veturë, pastaj kunatin
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për vrasjen e gruas dhe vëllait të saj në Gjilan
-
Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Policia i gjeti të dyshuarit edhe armë të tjera në shtëpi
-
Prokuroria jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Gjilan
-
Vëlla e motër vriten me armë zjarri në Gjilan, i dyshuari dorëzohet në polici