Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Kosova mposhtet nga Rusia, por siguron gjysmëfinalen

Kosova

Hendbollistet e Kosovës të premten janë mposhtur nga Rusia me rezultat të thellë 37:8, në ndeshjen e dytë të turneut “IHF Nations Trophy”, që po mbahet në Kranevo të Bullgarisë. Pjesëmarrëse janë gjashtë shtete, të ndara në dy grupe. 

Megjithatë, pavarësisht humbjes, Kosova ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të këtij turneu.

Përballë Rusisë, hendbollistet kosovare patën një kundërshtar të nivelit të lartë ndërkombëtar, ku në lojë u vërejtën dallimet në përvojë, shtatlartësi dhe përgatitje fizike.

Kosova në këtë garë po paraqitet me mungesën e dhjetë lojtareve.

Në ndeshjen e parë, të zhvilluar të enjten, Kosova kishte shënuar fitore ndaj Belgjikës me rezultat 32:21.

Në grup ishin tri ekipe. Dy të parat avancuan në gjysmëfinale, që në këtë rast janë Rusia e Kosova. Nesër luhet gjysmëfinalet, ndërsa të dielën do të zhvillohet finalja dhe ndeshja për vendin e tretë.