Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tuneli Prizren–Tetovë dhe hekurudha Prishtinë–Shkup, në fokus të takimit Shiroka-Siljanovska

Tuneli Prizren–Tetovë dhe hekurudha Prishtinë–Shkup, në fokus të takimit Shiroka-Siljanovska

Çështja e tunelit që lidh Prizrenin me Tetovën dhe rivendosja e linjës hekurudhore Prishtinë-Shkup janë përmendur nga presidentja Justina Shiroka-Pula në takimin që të premten e ka zhvilluar në Ohër me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.

Diskutimi u zhvillua në kuadër të takimit të liderëve të iniciativës rajonale Brdo-Brijuni.

“Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy vendeve dhe dinamika pozitive e marrëdhënieve politike, diplomatike dhe ekonomike. Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe përkrahjen reciproke në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale. Në këtë kontekst, Presidentja vlerësoi rritjen e shkëmbimeve tregtare, përmirësimin e bilancit tregtar dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve. Presidentja Shiroka Pula përshëndeti vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare dhe fillimin e punimeve në autostradën Shkup–Bllacë. Ajo theksoi rëndësinë e përfundimit të procedurave për ndërtimin e tunelit që do të lidhë Prizrenin me Tetovën, si dhe të përpjekjeve për rivendosjen e linjës hekurudhore Prishtinë–Shkup”, thuhet në njoftim të Presidencës.

Tuneli Prizren-Tetovë është premtim tash e disa vite i Qeverisë së Albin Kurtit. Së fundmi është njoftuar për një takim mes përfaqësuesve të të dyja shteteve për të diskutuar për projektin e këtij tuneli.

Lexo përditësimet tjera
justina shiroka

Shiroka-Pula takon Begajn: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

Presidentja e Kosovës Justina Shiroka - Pula ka takuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.Takimi është zhvilluar...