Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga 1 janari, kosovarët në Itali mund t’i konvertojnë më lehtë patentë-shoferët

patent shoferet

Procedurat për konvertimin e patentë-shoferëve të Kosovës në Itali do të lehtësohen nga 1 janari 2027, pas përditësimit të marrëveshjes për njohjen reciproke dhe konvertimin e lejeve të drejtimit ndërmjet dy shteteve.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Milano, të cilat kanë njoftuar se Kosova dhe Italia kanë përmbyllur procedurat për përditësimin e marrëveshjes.

Përditësimi mundëson që në marrëveshje të përfshihet edhe modeli i ri i patentë-shoferit të Kosovës, i cili është në përdorim që nga viti 2024.

Ndryshimet do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027, duke lehtësuar procedurat për qytetarët e Kosovës që jetojnë në Itali dhe dëshirojnë t'i konvertojnë patentë-shoferët e tyre.

Sipas njoftimit, ky zhvillim synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Italisë dhe të përmirësojë shërbimet për qytetarët e Kosovës që jetojnë në këtë shtet.