Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shiroka-Pula takon Milanoviqin, flasin për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes e sigurisë

Justina Shiroka – Pula dhe Zoran Milanoviq

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka – Pula, ka diskutuar për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, me të cilin ka zhvilluar një takim në kuadër të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër.

Në njoftimin e Presidencës së Kosovës thuhet se në këtë takim Shiroka-Pula ka theksuar së anëtarësimi në NATO mbetet prioritet strategjik. 

“Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Presidentja theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik dhe se ky hap do të kontribuonte në sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm të gjithë rajonit. Ajo vlerësoi marrëveshjen trepalëshe të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, të nënshkruar më 18 mars 2025, si një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe ndërveprueshmërisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Duke folur për rrugën evropiane të Kosovës, presidentja thuhet se ka theksuar se orientimi euroatlantik i vendit mbetet i palëkundur.

“Presidentja Shiroka - Pula vlerësoi rolin e Kroacisë në themelimin dhe zhvillimin e kësaj nisme rajonale, si dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në mbështetje të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ajo theksoi se ky proces përbën një platformë të rëndësishme për dialog politik, koordinim rajonal dhe avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Edhe Shiroka-Pula: Kosova kërkon trajtim të barabartë në procesin e integrimit evropian Arbëri Shiroka-Pula: Kosova kërkon trajtim të barabartë në procesin e integrimit evropian

Tutje thuhet se Shiroka-Pula ka theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe krijimit të mundësive të reja për investime.

Shiroka - Pula ka takuar edhe presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.
Presidentja Shiroka – Pula thuhet se ka vlerësuar rëndësinë e Procesit Brdo–Brijuni, të iniciuar nga Sllovenia dhe Kroacia. Ajo thuhet se ka rikujtuar se Kosova është pjesë e këtij procesi që nga viti 2013, kur u mbajt takimi i parë në Slloveni.

“Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula theksoi se orientimi euroatlantik i Kosovës mbetet i palëkundur dhe se vendi është plotësisht i përkushtuar ndaj agjendës evropiane. Ajo nënvizoi rëndësinë që procesi i integrimit në BE të bazohet në merita dhe të vlerësojë progresin dhe reformat e secilit vend. Presidentja theksoi se, krahas përshpejtimit të reformave dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal, anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik dhe synim kryesor në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Presidentja Shiroka-Pula thuhet se ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës. Ajo ka vlerësuar në veçanti mbështetjen sllovene për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të këtij angazhimi deri në përmbylljen e procesit.

Edhe Shiroka-Pula takon Begajn: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik Arbëri Shiroka-Pula takon Begajn: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

Për takimin ka shkruar edhe Pirc Musar. Ajo ka thënë se Kosova mund të llogaris në mbështetjen e Sllovenisë në procesin e integrimit evropian. 

“Me presidenten e re, Justina Shiroka - Pula, kemi diskutuar për reformat, bashkëpunimin ekonomik dhe stabilitetin. Dialogu dhe respektimi i marrëveshjeve janë kyç për paqen e qëndrueshme në rajon”, ka shkruar ajo në X.
 

Lexo përditësimet tjera
justina shiroka

Shiroka-Pula takon Begajn: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

Presidentja e Kosovës Justina Shiroka - Pula ka takuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.Takimi është zhvilluar...