Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vdiq portieri i Islandës që ishte pjesë e suksesit historik

Ingvar Jonsson

Ish-portieri i Islandës, Ingvar Jonsson, i cili ishte pjesë e përfaqësueses që e eliminoi Anglinë në “Euro 2016”, ka vdekur të enjten në moshën 37-vjeçare. 

Për vdekjen e tij njoftoi ish-klubi, Vikinguri. 

Nuk janë dhënë detaje për vdekjen e tij, por gjatë vitit është raportuar se Jonsson ishte i diagnostikuar me kancer. 

Jonsoni nuk luajti për Islandën në “Euro 2016”, kur kjo përfaqësuese e shkroi historinë duke avancuar deri në çerekfinale kur u eliminua nga Franca