Cesena mund të mburret me sulmuesin e Shpresave të Shqipërisë, Cristian Shpendin.
Shpendi aktualisht është golashënuesi më i mirë në Serie B me 12 gola të realizuar.
Por, skuadra e kategorisë së dytë të futbollit italian mund ta humb talentin 23-vjeçar.
“Tuttomercatoweb” ka shkruar të premten se për Shpendin janë interesuar Fiorentina dhe Cagliari. Të dyja skuadrat dëshirojnë që nga janari t’i kenë shërbimet e tij.
Shpendi të martën mbrëma shënoi “hat-trick” në fitoren 5:1 të Cesenas ndaj Ascolit, skuadrës me mbrojtjen më të mirë në ligë.
Vlera aktuale në treg e Shpendit është 6 milionë euro.