Malisheva është duke fituar ndaj Llapit në stadiumin “Liman Gegaj” pas pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së 15-të të elitës së futbollit kosovar.
Pjesa e parë është mbyllur 2:1.
Xhemal Ibishi në minutën e 23-të shënoi me kokë nga afërsia për 1:0.
Vetëm dy minuta zgjati gëzimi i vendësve, pasi pas një aksioni të shpejtë të mysafirëve, me gjuajtje të saktë nga zona për 1:1 shënoi Fiton Ademi.
Malisheva shënoi edhe një tjetër gol në minutën e 40-të.
Pas një skeme të përgatitur nga goditja e këndit, Kreshnik Uka i papenguar nga mbrojtja kundërshtare, shënoi për 2:1 nga afërsia.