Ylli argjentinas i futbollit që paraqitet te Como, Nico Paz, shihet si zëvendësuesi ideal i kapitenit Bruno Fernandes te Manchester Unitedi.
Kështu ka raportuar “The Athletic” të premten.
Fernandesi ka thënë se i ka ndërprerë bisedimet për momentin, për vazhdimin e kontratë. Paz ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tetë asistime në 16 paraqitje në Serie A për Comon në këtë edicion.
22-vjeçari iu bashkua klubit nga Real Madridi në vitin 2024. Klubi i La Ligas e ka klauzolën për blerjen e tij sërish, brenda tri afateve kalimtare verore.
Kjo mund të bëhet vetëm edhe në verën e vitit 2027.