Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Brightoni fiton dhe del në pozitën e dytë

Brighton

Brightoni ka shfrytëzuar humbjen e Manchester Cityt, që të shtunën u mposht nga Nottingham Foresti, për t’u ngjitur në vendin e dytë në tabelën e Premier Leagues, me 22 pikë. 

Brightoni të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së dhjetë e mposhti Brentfordin në shtëpi me rezultatin 2:0. 

Për Brightonin ishte fitorja e tretë radhazi në të gjitha garat.  Vendësit të dy golat e fitores i realizuan në pjesën e parë. 

Mesfshori Diego Gomez e realizoi golin e parë në minutën e 15-të, kurse për 2:0 shënoi Pascal Gross nga penalltia në minutën e 42-të. 

Brentfordi nga minuta e 23-të luajti me një futbollist më pak në fushë pasi që sulmuesi Igor Thiago u ndëshkua direkt me karton të kuq. 

Brentfordi ka 14 pikë dhe renditet në mesin e tabelës.  Ndërkohë të dielën fitoi edhe Bournemouthi ndaj Ipswich Townit me rezultatin 2:1.