Pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Arsenali, Liverpooli të dielën është kthyer te fitorja në Premier Leaguen angleze.
Liverpooli në kuadër të xhiros së dhjetë e mposhti Crystal Palacen në udhëtim me rezultatin 3:1.
Mesfushori Alexis Mac Allister e hapi serinë e golave në minutën e 40-të.
Golin e dytë e shënoi gjermani Florian Wirtz në minutën e 54-t.
Wirtz asistoi edhe te goli për 3:0 të cilin e realizoi Alexander Isak në minutën e 89-të.
Ndërsa golin e vetëm për vendësit e realizoi Eddie Nketiah nga penalltia në minutën e 95-të.
Për “të kuqtë” ishte fitorja e pestë këtë edicion, krahas tri barazimeve dhe dy humbjeve.
Me këtë fitore, Liverpooli është ngritur në pozitën e katërt me 18 pikë.
Palace ka rënë në vendin e fundit me shtatë pikë.