Mbrojtësi i Shqipërisë, Arlind Ajeti, ka shënuar gol në prag të grumbullimit me Kombëtaren e Shqipërisë.
Ishte goli i parë për Ajetin këtë edicion në kategorinë e dytë të futbollit turk.
Ajeti paraqitet për Bodrumsporin që të dielën në kuadër të xhiros së 14-të e mposhti Bolusporin në udhëtim me rezultatin 2:1.
Qendërmbrojtësi Ajeti e realizoi golin e epërsisë në minutën e 15-të.
Ai e kompletoi ndeshjen, kurse bashkëlojtarët e tij, Elvir Gashijani dhe Florian Loshaj, u lanë në bankën rezervë.
Ndërkohë në portë te Boluspori ishte Angelo Tafas.