Leon Frokaj kishte shënuar gol ndaj kampionit të Zicrës, Thunit më 9 gusht. Gol të dielën i shënoi edhe Luganos, që zë vendin e parë në Superligën helvetike të futbollit.
Për Frokajn ishte goli i dytë në nëntë ndeshje.
Mesfushori 21-vjeçar e shënoi golin e pestë në minutën e 84-t, katër minuta pasi ishte inkuadrua në fushë në ndeshjen që i takoi javës së 13-të të elitës së futbollit të Zvicrës.
Lugano i shënoi pesë golat e fitores, pasi Lugano mbeti me një lojtarë më pak në fushë.
Albian Ajeti u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 11-të.
Nga minuta e 76-të për St. Gallenin u paraqit betim Fazliji.
Te Lugano deri në minutën e 80-të luajti Uran Bislimi, ndërsa në minutën e 65-të në fushë u inkuadrua Ezgjan Alioski.
Lugano mbetet lider me 34 pikë, kurse St. Galleni ka fituar 22 pikë nga 13 ndeshje.