Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përplasen dy trena në Egjipt, të paktën katër të vdekur

Egjipt

Foto: Associated Press

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe afro 90 të tjerë janë lënduar pasi dy trena janë përplasur të dielën në jug të kryeqytetit egjiptian, Kajro, kanë njoftuar autoritetet.

Aksidenti ka ndodhur në distriktin Al-Ayyat, në provincën Giza, rreth 52 kilometra në jug të Kajros. 

Sipas ministrisë së Transportit, një tren që udhëtonte drejt provincës Fayoum, në jugperëndim të vendit, është përpladur me pjesën e pasme të një treni tjetër që po shkonte drejt provincës jugore Aswan.

Njëri nga trenat ka dalë nga shinat, por ministria nuk specifikuar se për cilin tren bëhej fjalë.

Të lënduarit janë dërguar në spitalet përreth për të marrë trajtim mjekësor.

Presidenti Abdel-Fattah el-Sissi ka deklaruar në një postim në rrjetet sociale se kishte urdhëruar nisjen e menjëhershme të një hetimi për aksidentin, me qëllim që përgjegjësit të mbahen para drejtësisë.

Edhe Të paktën 69 të vdekur nga përplasja e trenave në Spanjë Botë Të paktën 69 të vdekur nga përplasja e trenave në Spanjë

Autoriteti Hekurudhor i Egjiptit ka njoftuar se ekipet e emergjencës dhe vinçat janë dërguar në vendngjarje për të larguar rrënojat dhe për të rikthyer qarkullimin e trenave në orarin e zakonshëm sa më shpejt të jetë e mundur.

Në shtatorin e kaluar, një drejtues treni dhe ndihmësi i tij janë lënduar pasi dy trena mallrash u përplasën në të njëjtin distrikt.