Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përplasja e dytë me fatalitet mes trenave këtë vit në Spanjë

Spanje

Foto: Associated Press

Aksidenti i së mërkurës në Spanjë mes dy trenave të shpejtësisë së lartë, është i dyti me fatalitet që ndodh këtë vit atje. 

Të paktën 45 persona kanë mbetur të vdekur dhe 170 të tjerë të lënduar, pasi dy trena ishin përplasur në Spanjën jugore, më 18 janar. 

Në atë aksident, trenat, të cilët po udhëtonin nga dhe drejt Madridit, janë përplasur në Adamuz, me qindra pasagjerë në bord.

Një shërbim që operohej nga Iryo ishte duke udhëtuar mes Malagas dhe Madidit, me rreth 300 persona në bord, kur kishte dalë nga shinat.

Pas kësaj, treni kishte kaluar në drejtimin e kundër, dhe kishte goditur trenin që po vinte përballë e në të cilin ndodheshin rreth 200 pasagjeë që po udhëtonin nga Madridi drejt Huelvas. 

Një hetim më pas konstatoi se në shinë kishte ndodhur një thyerje para se të ndodhte aksidenti.

Lexo përditësimet tjera
Spanje

Përplasen në Spanjë dy trena të shpejtësisë së lartë

Dy trena me shpejtësi të lartë janë përplasur në Spanjë, duke bërë që të pezullohet qarkullimi...