Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 10 të vdekur nga përplasja e trenave në Spanjë

Spanje

Raportohet për 10 të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën në Spanjë, ku dy trena të shpejtësisë së lartë janë përplasur në provincën e Toledos.

Autoriteti shtetëror spanjoll për infrastrukturën hekurudhore ka njoftuar se qarkullimi i trenave mes Madridit dhe rajonit jugor të Andaluzisë ishte pezulluar të mërkurën në mëngjes, “pas një përplasjeje nga pas mes dy trenave”.

Një zëdhënës i qeverisë rajonale të Kastiljes-La Mançës, ku ka ndodhur aksidenti, ka thënë se shkaqet e përplasjes ende nuk janë përcaktuar.

Burime qeveritare i kanë thënë gazetës El País se të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe se aksidenti mund të jetë më e rëndë se katastrofa hekurudhore e Adamuzit në janar, ku humbën jetën 45 persona.

Kryeministri, Pedro Sanchez, ka shprehur tronditjen e tij nga lajmi për aksidentin.

“Shërbimet e emergjencës po punojnë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të garantuar sigurinë e tyre, në koordinim me të gjitha administratat e përfshira. Dashuri, solidaritet dhe mbështetje për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre”, ka deklaruar Sanchez.

Lexo përditësimet tjera
Spanje

Përplasen në Spanjë dy trena të shpejtësisë së lartë

Dy trena me shpejtësi të lartë janë përplasur në Spanjë, duke bërë që të pezullohet qarkullimi...