Në dhjetë ka shkuar numri i viktimave si pasojë e daljes nga shinat të trenave në Spanjë, sipas mediave spanjolle.
Të paktën edhe 25 persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda, njoftojnë shërbimet e emergjencës në Andaluzi.
Incidenti ndodhi rreth orës 19:40.
Një tren që udhëtonte nga Malaga në Madrid, me 317 persona në të, doli nga shinat dhe kaloi në shinat ngjitur, ku një tren tjetër po ashtu doli nga shinat.
Pesë të vdekur në Spanjë pasi dy trena dolën nga shinat
Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë bllokuar pasi dy trena me shpejtësi të madhe kanë dalë nga shinat të dielën në jug të Spanjës, raportoi televizioni publik spanjoll.
Edhe
Shina ishte e çarë para aksidentit të trenit që la dhjetëra të vdekur në Spanjë
Sipas njoftimit të policisë spanjolle, aksidenti ka ndodhur në Adamuz, pranë Kordobës.
Autoritetet kanë njoftuar se ende nuk dihet numri i saktë i pasagjerëve të përfshirë në këtë aksident.
-
Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, humb jetën një person e lëndohen të paktën 15
-
Spanja dërgon makineri të rëndë për të nxjerrë trupa nën mbetjet e trenave të përplasur
-
Shkon në 39 numri i të vdekurve nga përplasja e trenave në Spanjë
-
Treni i pasagjerëve del nga shinat në Francë, të paktën 44 të lënduar