Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të paktën 68 të vdekur nga përplasja e trenave në Spanjë

Spanje

Foto: Associated Press

Të paktën 68 persona kanë humbur jetën kur një tren i shpejtësisë së lartë është përplasur me një tren të ndalur të mërkurën në Spanjën qendrore.

Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar deri vonë të mërkurën kërkimin për më shumë trupa, pas aksidentit të dytë fatal hekurudhor në Spanjë këtë vit dhe më vdekjeprurësin në Evropë që nga viti 2013.

Kryeministri Pedro Sanchez ka thënë se e gjithë Spanja është në zi pas përplasjes, për të cilën ministri i Transportit ka thënë se ka ndodhur pasi treni i shpejtësisë së lartë është autorizuar të vazhdonte pavarësisht një sinjali të kuq aktiv për shkak të një treni të ndaluar përpara.

Ndërkaq Sanchez ka thënë në një fjalim televiziv nga afër vendit në jug të Madridit se tragjedia do të hetohej dhe është zotuar të adresonte çdo defekt që do të dilte në dritë.

Ai ka shtuar se shkaqet e dy aksidenteve të këij viti nuk dukej se kishin lidhje me njëra-tjetrën.