Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kurti shpreh ngushëllime pas aksidentit tragjik në Spanjë

Albin Kurti

Foto: Driton Paçarada

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez, familjeve të viktimave dhe popullit spanjoll pas aksidentit fatal që çoi në përplasjen e dy trenave.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për aksidentin hekurudhor në Spanjë, i cili u ka marrë jetën dhjetëra personave. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për kryeministrin Sanchez, familjet e viktimave dhe popullin spanjoll në këtë ditë tragjike”, ka shkruar Kurti në “X”.

Të paktën 64 persona janë konfirmuar të vdekur pas përplasjeve së dy trenave të linjës hekurudhore Madrid – Sevilla. Dhjetëra janë të lënduar. 

Lexo përditësimet tjera
Spanje

Përplasen në Spanjë dy trena të shpejtësisë së lartë

Dy trena me shpejtësi të lartë janë përplasur në Spanjë, duke bërë që të pezullohet qarkullimi...