Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohen punimet në vendpunishten në Prizren ku mbetën të lënduar gjashtë punëtorë

Inspektorati

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar për ndalimin e punimeve në vendpunishten në Prizren ku mbetën të lënduar gjashtë punëtorë, pasi u shemb një pllakë betoni.

Sipas Inspektoratit, punimet janë ndaluar në mënyrë që të parandalohen rreziqet dhe të garantohet siguria për shëndetin e punëtorëve.

Ndryshe nga raporti i Policisë, në njoftimin e Inspektoratit thuhet se nga gjashtë të lënduarit, tre vazhdojnë të jenë duke u trajtuar në spital. 

“Sipas informatave të deritanishme, tre nga punëtorët e lënduar vazhdojnë të jenë në spital, ndërsa tre të tjerët janë liruar për trajtim në shtëpi. Njëri nga punëtorët e lënduar ka pësuar fraktura. Pas rastit, Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në këtë objekt, me qëllim të parandalimit të rreziqeve dhe garantimit të sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendin e punës”, thuhet në njoftim.

Paraprakisht në njoftimin e policisë thuhej se njëri prej punëtorëve ka pësuar lëndime më të rënda dhe po e vazhdon trajtimin në spital, ndërsa të tjerët janë liruar.

Lexo përditësimet tjera
Shembet një pllakë në një objekt në ndërtim në Prizren

Gjashtë punëtorë lëndohen në Prizren pas shembjes së një pllake betoni

Të paktën gjashtë punëtorë janë lënduar në një vendpunishte në Prizren pas shembjes së një pllakë...