Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj.
Gjatë inspektimeve janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve, njoftoi Inspektorati. Për këtë arsye, IQP ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 12 vendpunishte, deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
“Këto masa synojnë parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e sigurisë së punëtorëve. Rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pasi inspektorët të konstatojnë se janë përmbushur të gjitha kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë”, thuhet në njoftim.
-
Inspektorati ndalon punën në 17 vendpunishte të ndërtimit
-
Inspektorati ndalon punimet në një objekt në Ferizaj, konstatohen parregullsi te montimi i vinçit
-
Inspektorati ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi në Prishtinë e Fushë-Kosovë
-
Inspektorati ndalon punimet ne 16 vendpunishte në Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Lipjan e Fushë-Kosovë
-
Dënohet me 6 muaj burgim personi që kanosi Kurtin