Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në 16 vendpunishte në Pejë, Prishtinë, Ferizaj, Lipjan e Fushë-Kosovë.
Inspektorët kanë realizuar kontrolle në këto 16 vendpunishte dhe janë konstatuar shkelje të rënda të dispozitave ligjore, të cilat paraqesin rrezik për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.
“Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 16 vendpunishte, deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë. Këto masa synojnë parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e sigurisë së punëtorëve. Rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pasi inspektorët të konstatojnë se janë përmbushur të gjitha kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë”, ka njoftuar IQP. “Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë kontrollet intensive në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe nuk do të tolerojë asnjë shkelje që rrezikon jetën dhe shëndetin e punëtorëve”.
IQP-ja një ditë më parë ka realizuar inspektime në një numër vendpunishtesh në komunat e Prishtinës dhe Fushë Kosovës me ç’rast ka ndaluar punën në 13 sosh.
-
Inspektorati ndalon punimet në 12 vendpunishte, konsiderohen me rrezik për punëtorët
-
Inspektorati i Punës ndalon punën në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë Kosovë
-
Inspektorati ndalon punimet në një objekt në Ferizaj, konstatohen parregullsi te montimi i vinçit
-
Inspektorati ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi në Prishtinë e Fushë-Kosovë
-
Për 48 orë u ndaluan punimet në 14 vendpunishte të ndërtimtarisë