Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektorati i Punës ndalon punimet në tri objekte ndërtimi

ndertim

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka ndaluar punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti. 

Në njoftimin e Inspektoratit thuhet se vendimet për ndalimin e punimeve janë marrë pas konstatimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Masa e ndalimit thuhet se do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës.

Gjatë ditës Inspektorati ka njoftuar se për shkak të parregullsive në vendin e punës, kanë ndaluar punimet edhe në një objekt ndërtimi në Kllokot.

“Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në terren në komunën e Kllokotit, ka konstatuar parregullsi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.Si rezultat i këtyre gjetjeve, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në objektin e ndërtimit, deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë”, thuhet në njoftim.